27 Prill 2024

Prokurori i Shtetit përcjell procesin e rivotimit në Istog

Prishtinë, 17 dhjetor - Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme,  për përcjelljën e rivotimit për Kryetar të Komunës  së Istogut.

Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellur procesin e rivotimit për këtë komunë.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policiae Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)