26 Prill 2024

Policia nis fushatën për rolin e burrave në parandalimin e dhunës në familje

Prishtinë, 24 nëntor - Sektori Kundër Dhunës në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë i Policisë së Kosovës mbajnë konferencë e cila i dedikohet hapjes së fushatës për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit, e titulluar ‘Roli i burrave në parandalimin e dhunës në familje’ që fillon nga 25 nëntori e deri më 10 dhjetor, nën sloganin “Mos e le askënd prapa”.

Konferenca do të hapet nga Naim Rexha zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Jan Brathu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe znj. Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi, ndërsa do të ketë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Ndërsa në sesionin e dytë do të përfshihen ekspertë të fushës ku do të diskutojnë për atë se si të angazhohen burrat në rritjen e barazisë gjinore, parandalimin e dhunës së bazuar në gjini dhe dhunës në familje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)