27 Janar 2021

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Prishtinë, 30 nëntor - Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhdueshme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar edhe operacione tjera që ndërlidhen me parandalimin dhe mbrojtjen nga veprimtaritë e ndryshme kriminale që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme, në veçanti shëndetin e të rinjve tanë.

Në këtë kontekst me 26 nëntor rreth ores 18:30, Policia e Kosovës për mbikqyrje kufitare, rajoni Përendimi, gjatë realizimit të detyrave operacionale, me rastin e vezhgimit në teren,  konkretisht në fshatin Vërmicë, nga largësia permes pajisjeve (për vëzhgim gjatë natës) ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit në një largësi nga zyrtarët policor kanë hedhur dy qanta të zeza nga dora, dhe falë konfiguracionit të terenit (malor) kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë.

Policia në të dy qantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjellura që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës në Prizren dhe forenzika për procedura të mëtejme.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) qanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gram.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Blerja, Posedimi, Shperndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge” dhe hetime të mëtejme janë në proces.

Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rastave të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)