26 Prill 2024

Policia kontrollon 28 lokale e bare nate, për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 30 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së në zbatim të Planit Operativ 'Maji 2018', marrjes së masave pro aktive dhe verifikimin të  informatave  nga terreni, Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së,  në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër të PK-së, ka realizuar kontrolle dhe inspektime rutinë në njëzet e tetë (28) bare dhe lokale të ndryshme.

Shtatë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorë kompetentë.

Në këto lokale policia ka hasur njëqind e tetëdhjetë e tri femra prej tyre 122 shtetase të  Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe 1 shtetase Bullgare. 

Të gjitha shtetaseve të huaja  u janë konfiskuar   dokumentet (në mungese të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lëne ftesat  për tu paraqitur  në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Polica gjatë kontrollit në lokale ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 8 copë fishek, një thikë, një shufër metali dhe gjësende tjera relevante.

 Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)