22 Janar 2021

Policia e Kosovës pranon donacion nga shteti Gjerman

Prishtinë, 14 Janar - Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman.  

Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në pajisje dhe vetura në vlerë mbi gjysmë milionio euro.

Sot Dorëzim-Pranimi i donacionit në pajisje për Policinë u bë nga Ambasadori gjerman në Prishtinë z. Joern ​Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin Gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës.

Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.

"Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë", ka theksuar Mehmeti.

Ambasadori Joern Rohde me këtë rast tha: "Është një nder i veçantë të dorëzosh pajisje për Policinë e Kosovës duke nënvizuar edhe më tej mbështetjen tonë gjermane për një kohë të gjatë për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë prej më shumë se 240.000 EUR.

Në fund të vitit që lam pas (2020), Gjermania i dorëzoi Policisë së Kosovës 15 automjete të reja në vlerë prej më tepër se 240.000 EUR. dhe pajisje/njësi të Certifikimit të Dokumentave për Policinë Kufitare me vlerë më shumë se 60.000 EUR.

Vite me radhë, Policia Federale Gjermane po mbështet Policinë e Kosovës si me pajisje të rëndësishme dhe kapacitete tjera trajnuese, përfshirë edhe rolin e Oficerit ndërlidhës, përderisa gjatë këtij aktiviteti u rikonfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)