04 Dhjetor 2022

Policia e Kosovës merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

Prishtinë, 5 tetor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori departamentit të hetimeve Arben Paçarizi dhe Besnik Sallahu drejtor i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatim të ligjit (ILECU), po marrin pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga Europol dhe presidenca Çeke e BE-së. Konventa e shefave të policive dy ditore, po mbahet në selinë e Europol-it në Hagë.
 
Gjatë rrjedhës së kësaj konvente ud/drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Hoti, ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale mjaft të rëndësishme si me, zëvendës drejtorin ekzekutiv për operacione të Europol-it Jean -Philippe Lecouffe, me zëvendës drejtorin e Policisë Shqiptare Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë Nikola Milina dhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm të  BKA z.Michael Kretchner.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema mjaft të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)