26 Prill 2024

Policia e Kosovës maltreton me grushta, shkelma dhe pendrekë studentët

Prishtinë, 13 prill - Sot, Lëvizja Studentore - Studim Kritikë Veprim, mbajti konferencë për media pranë Stacionit Qendror të Policisë për të dënuar ashpër dhunën ndaj aktivistëve studentë në intervenimin e qëllimshëm mbrëmë në Parkun e Qytetit.

Aktivistja Berna Ramaxhiku përshkroi për rrjedhen dhe menyrën si intervenoi brutalisht dhe pa asnjë arsye Policia e Kosovës.

“Gjatë video prezantimit dhe muzikës live në Parkun e Qytetit u paraqitën dy oficerë të policisë para orës 22:00 të cilët kërkuan lejen dhe kërkuan që të ulej zëri për muzikën që po luhej aty. Studentët i paraqitën policisë dokumentacioin si dhe e ulën zërin e fonisë dhe vazhduan aktivitetin të qetë. Më tej, rreth orës 22:00 u paraqitën sërish dy policë dhe vumë re që më tej edhe policë të tjerë ishin shpërndarë nëpër park."

"Herën e dytë që erdhi policia filloi të provokonte me ofendime duke ngritur zërin, edhe pse studentët kishin rënë tashmë dakord të grumbullonin sendet dhe të lëviznin nga parku. Situata u qetësua disa herë por njëri prej policëve, me numrin 9986, vazhdonte provokimet dhe sharjet, duke kërkuan të arrestoheshin studentët organizatorë të aktivitetit, tha gjatë shpjegimit të situatë Berna Ramaxhiku.

Ajo gjithashtu tregoi se ishte afër aktivistëve të tjerë të cilët u goditën me me grushta, shkelma dhe pendrekë studentët të cilët po kërkonin sqarime dhe po mbroheshin nga ky agresion brutal.

Ndërkaq aktivisti Flamur Pireva foli për tendencën e qëllimshme të Policisë për të prishur dhe intervenuar në 8 vjetorin e SKV-së dhe shpjegoi më tutje shpifjet dhe gënjeshtrat e vetë Policisë së Kosovës.

“Policia dhe disa media në shërbim të saj po shpifin lidhur me studentët, për të justifikuar dhunën dhe arrestimet. Nuk ka patur as një studentë, asnjëri prej nesh nuk ka qenë i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme gjatë këtij atkviiteti në park, pra as një substancë e jashtëligjshme nuk është përdorur aty, prej studentëve”, tha Flamur Pireva.

Mbrëmë nuk kishte ministër të brendshëm, andaj përgjegjësinë për këto veprime të Policisë ne ia vëmë drejtorit të Policisë Shpend Maxhunit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ndonjë perfaqesuesi tjetër që ishte pjesë e urdhërit politik.

Në këtë situatë, nga ky vend, i bëjmë thirrje Prokurorisë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe ndaljen e represionit policor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)