09 Korrik 2020

Policia e Kosovës dhe EULEX-i nderojnë Audrius Šenavičius, i vrarë në detyrë

Prishtinë, 19 shtator - Më 19 shtator 2013, zyrtari doganor i EULEX-it Audrius Šenavicius humbi jetën kur persona të panjohur shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të tij në veri të Kosovës. Sot, ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran, dhe një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Rashit Qalaj, vizituan vendin ku u qëllua Audrius Šenavicius dhe bënë nderime.

“Sot kujtojmë kolegun tonë të dashur Audrius Šenavicius, i cili u vra në mënyrë tragjike në këtë datë në vitin 2013, gjersa ishte në krye të detyrës. Audrius ishte koleg i përkushtuar dhe prind, bashkëshort, dhe mik i dashur. Sot kujtojmë edhe familjen dhe miqtë e Audrius, të cilët akoma me dhimbje të thellë presin që autorët e vrasjes së tij të nxirren para drejtësisë, ” tha ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit Bernd Thran, i cili në kujtim të Audrius vuri një kurorë tek vendin ku ishte vrarë.

“Sot Policia e Kosovës shënon humbjen e një kolegu të EULEX-it i cili u vra në mënyrë tragjike. Unë besoj se ne, si Polici e Kosovës, kemi obligimet tona edhe humane ndaj kolegëve që janë vrarë. Ne e trajtojmë kolegun tonë nga EULEX-i si të ishte pjesëtarë i Policisë së Kosovës," tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, duke shtuar: "Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që kryerësi i krimit të gjendet."

"Prania e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj në vendin ku u qëllua Audrius do të thotë shumë për ne dhe tregon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të vazhduar hetimet për këtë krim të rëndë, tani që EULEX-i nuk ka më mandat për ta bërë këtë. Kemi humbur një koleg të vlefshëm, dhe drejtësia duhet të vihet në vend ," tha z. Thran.

EULEX-i edhe një herë i bën thirrje çdo personi që mund të ketë informacione të cilat do t’i ndihmonin policisë që të paraqitet pa hezituar. Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e kryesit apo kryerësve të kësaj vrasje. Ju lutemi kontaktoni numrin +383 38 284 181, ose vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë detaje: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=2,57

Në shenjë të kujtimit për të, i gjithë stafi i EULEX-i ka mbajtur minutë heshtje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)