27 Prill 2024

Policia arreston pesë të dyshuar për fajde, kanosje dhe krim të organizuar

Prishtinë, 20 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve të kryera për një periudhë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve, sot ka ndërmarrë operacionin policor të koduar me emrin “Union”, me ç’rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Operacioni policor është kryer në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente. Po ashtu operacioni ishte i përkrahur edhe nga njësitë elite të Policisë (Njësia Speciale Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Teknika Kriminalistike), Dogana e Kosovës dhe ATK-ja.     

Të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit policor janë: D. B. i lindur me 1968, Rr. B. i lindur me 1995, I. S. i lindur me 1988, L. B. i lindur me 1978 dhe B. G. i    lindur me 1981.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale: para të gatshme gjashtëmbëdhjetë mijë euro, pesë vetura, një motor udhëtarësh, dhjetë telefona celularë, një laptop, dy DVR, dymbëdhjetë fishekë kal. të ndryshëm, katër shtëpiza kompjuteri, aparate lojëra të fatit dhe dokumente tjera të cilat mund të përdoren për vazhdim të procedurës penale.

Bazuar në urdhëresën e prokurorit, personat e dyshuar dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)