26 Prill 2024

Përmirësimi i sigurisë në trafik është prioritet i ministrit Sefaj

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni vizituan njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku u priten nga zëvendëskomandant Sylejman Halili.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kolonel Sheremet Ahmeti, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor dhe Shkëlzen Xhafa, shef i njësisë së autostradave.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës. Përgjegjësit e PK e njoftuan ministrin për situatën e përgjithshme të trafikut në Republikën e Kosovës. Ata vunë në dukje problematikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen njësitet e trafikut gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Në këtë takim përgjegjësit e trafikut të PK ngritën shqetësimin për mungesën e sinjalistikës nëpër rrugët e Kosovës dhe mungesës së pajisjeve për PK-së, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në trafik dhe rënien e aksidenteve me fatalitet dhe dëme materiale.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, falënderoi policinë për punën që po bëjnë çdo ditë në terren dhe kërkoi të ketë një mobilizim të përgjithshëm në mënyrë që të dalin me hapa konkretë për format të cilat do të ndihmonin rënien e numrit të aksidenteve në trafik.

Ministri Sefaj theksoi se do të angazhohet në koordinim edhe me institucionet përgjegjëse të cilat përfshihen në fushën e sigurisë në trafik, në mënyrë që ato të jenë në ndihmë të Policisë së Kosovës, me qëllim të rënies së numrit të aksidenteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)