26 Prill 2024

Pacolli kërkon përshpejtimin e liberalizimit të vizave nga Brukseli

Bruksel, 29 Shtator – Zëvendës-Kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, i ka thënë numrit një të diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjëve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së-së, z. Mogherini,  ka ndarë të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin europian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në lidhje me këtë cështje Zëvendës-Kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka ri-konfirmuar përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për dialog, duke e konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afatizim kohor, përderisa znj z. Mogherini, ka kërkuar zotim nga pala kosovare për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri  më tash.

Perspektiva e përgjithshme evropiane e vendit tonë dhe vendeve të rajonit; përmbushja e reformave të brendshme të vendeve që synojnë anëtarësimin; fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal si ai i Procesit të Berlinit kanë qenë tema të tjera të zhvilluara në kuadër të këtij takimi.

Vizita e Zëvendës-Kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në Bruksel është e para që kur ai pranoi detyrën e tij zyrtare. Gjatë qëndrimit në Bruksel ai ka takuar edhe Përfaqësuesit e tjerë të Lartë të BE-së nga Parlamenti Evropian, Komisioni si dhe ishte pritur në selinë qëndrore të NATO-s nga Zëvendës-Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)