26 Prill 2024

OSBE dhe AGK lansojnë udhëzuesin për raportim mbi dhunën në familje

Prishtinë, 29 nëntor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) së bashku me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë punëtorinë lidhur me rolin e medieve në raportimin e dhunës në familje.

Gjatë kësaj punëtorie do të prezantohet edhe udhëzuesi për raportim mbi dhunën në familje.

Kjo punëtori organizohet në kuadër të  aktiviteteve të OSBE-së gjatë fushatës ‘16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, dhe do të ofrojë mundësi për gazetarët nga e gjithë Kosova që të kuptojnë rolin e fuqishëm që mediat kanë në ekspozimin e rasteve të dhunës në familje, në formësimin e diskursit publik, si dhe nxitjen e ndryshimeve në politika.

Udhëzuesi ka për qëllim të ndihmojë gazetarët në raportimin e tyre efektiv mbi dhunën në familje në mënyrë të ndjeshme për viktimat, si dhe për të adresuar dhunën në familje si shqetësim serioz në pasqyrimin e kontekstit të duhur, si dhe për të kërkuar llogari nga institucionet. Udhëzuesi përfshin një pasqyrë të kornizës përkatëse ligjore, procedurave civile, raportimit me ndjeshmëri ndaj viktimës, si dhe strehimoreve e linjave ndihmëse për dhunën në familje.

Punëtoria do të hapet nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Gentiana Begolli-Pustina, Kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)