14 Tetor 2019

Organizohet demonstrim i drejtpërdrejtë i sistemeve të QKMK

Prishtinë, 27 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS) të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve (CMS) dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit (BI).

Përfundimi i këtij projekti siguron burimet, ekspertizën dhe informacionin e kërkuar në maksimizimin e aftësisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur operacionet kufitare dhe të brendshme të zbatimit të ligjit dhe për të zbuluar, parandaluar, hetuar dhe reaguar ndaj veprimtarisë kriminale dhe terroriste.

Demonstrimi do të zhvillohet sot në objektin qendrorë të MPB-së.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)