26 Prill 2024

Organizatat e shoqërisë civile në përkrahje të protestës

Prishtinë, 29 gusht - Pas dorëheqjes së ish prokurorit special Elez Blakaj, Organizatat e shoqërisë civile kanë bërë të ditur se përkrahin plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Letra shpjeguese e Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit.
 
Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë. Në anën tjetër përbëjnë fakte të mjaftueshme që ne si shoqëri civile dhe qytetarë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij.
 
Ne besojmë fuqishëm se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik.
 
Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë sot për të garantuar një drejtësi të pavarur nesër!
 

 
Organizata e Shoqërisë Civile:
 
Demokraci Plus – D+
Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS
Iniciativa për Progres – INPO
Instituti Columbus
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës – KDI
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi - IKD
Instituti INDEP
Instituti KIPRED
Lëvizja FOL
Organizata Çohu!
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)