27 Prill 2024

Operacioni ‘Ura’ vë në pranga tre persona të dyshuar

Prishtinë, 29 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë: M. S. i lindur me 1972;  J. G. i lindur me 1982 dhe Sh. K. i lindur me 1974.

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar: 6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole), municion 271 cal të ndryshëm, dhe 7 karikatorë.

Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)