27 Prill 2024

OEK e shqetësuar për sulmin ndaj Agron Mustafës nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 12 janar - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), shpreh shqetësimin e thellë për sulmin që i është bërë kreyshefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas OEK-ut, sulmi ndaj kryeshefit të ndërmarrjes më të madhe në vend, është sulm që prish imazhin e Kosovës në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm dhe është sulm direkt ndaj biznesit vendor.

“Oda Ekonomike e Kosovës është shumë e shqetësuar nga pamjet që i kemi parë ku është sulmuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, kreshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Një akt i tillë ka efekt të shumtë që do të mund të ndikon në imazhin e biznesit kosovar. Ky sulm e dëmton moralin dhe etikën e një individi, e diskrediton familjen një individi etj. Me këtë sulm del konkludimi se bizneset e Kosovës, kush duhet t’i mbrojë”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike e Kosovës (OEK).

Oda Ekonomike e Kosovës, shpreh indinjatën për këtë sulm. “Nga ky sulm  mund të ketë efekt negativ në imazhin e Kosovës, në ambientin biznesor. Kush do të mund të vije në Kosovë për investuar ku nuk ka siguri dhe mund ët sulmohet në rrugë”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se edhe pse gjatë menaxhimit nga z.Mustafa si në ANP dhe Telekom të Kosovës, këto dy ndërmarrje nuk janë anëtare në Odën Ekonomike të Kosovës, prap se prapë OEK-u do të del në mbrojtje gjithherë kur është nevoja që të mbrohet biznesit kosovar”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Oda Ekonomike e Kosovës, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtare që të zbardhin sa më shpejt këtë sulm, pasi që ky sulm është një sulm i drejtuar direkt ndaj ekonomisë kosovare.

“Me pamjet që shihet duke u sulmuar Agron Mustafës nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, po dëmtohet shumë imazhi i Kosovës për të pasur më shumë investime dhe zhvillim të Kosovës. Është koha të merren vendime dhe të kemi sundim të rendit dhe të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Nga sulmi që i është bërë Agron Mustafës nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se do të ketë efekt të rëndë për Kosovën.

“Institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime që akterët për këtë sulm të dalin para drejtësisë. Nëse nuk ka rezultat atëherë do të prishet imazhi dhe do të bie më shumë besimi ndaj institucioneve të Kosovës për të pasur më shumë drejtësi”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike e Kosovës (OEK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)