26 Prill 2024

Nuk do të tolerohen zyrtarët publik e politik që abuzuan me pushtetin

Prishtinë, 11 qershor  - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka prezantuar ndryshimet kryesore në Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se veprat penale për të cilat vlen konfiskimi i pasurisë janë shtuar dukshëm, nisur nga veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprat penale të ndërlidhura me detyrën zyrtare,  kundër shëndetit publik, të trafikimit me qenie njerëzore, ato që lidhen me konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe veprat penale që ndërlidhen me substancat narkotike dhe armët dhe veprat penale kibernetike, ato kundër ekonomisë, kundër pronës dhe kundër ambientit.

“Ky projektligj, është ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe si i tillë, Republikën e Kosovës e klasifikon si një prej shteteve me sistemin më të avancuar në rajon dhe brenda vetë Bashkimit Evropian, sa i përket procedurave dhe modelit të konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale. Ky projektligj, është shprehje e vullnetit tim politik si ministër i Drejtësisë, për luftë të pa kompromis kundër këtyre dukurive, dhe si i tillë, tregon përkushtimin e Republikës së Kosovës për të quar një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre që për vite në mënyrë të paligjshme kanë përfituar pasuri nga veprat penale, se një gjë e tillë tashmë nuk do të jetë e mundur” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se Projektligji do të hyj ditën e martë në agjendën e Qeverisë së Kosovës, andaj ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të miratojnë sa më parë këtë projektligj, në mënyrë që  të vendoset baza e nevojshme ligjore për tu mbrojtur interesi publik dhe i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur se me këtë projektligj, po bëjmë hapin më vendimtar ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtar e politik që mund të kenë llogaritur se do të mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri po ashtu ka bërë të ditur se konfiskimi mund të bëhet për çdo pasuri të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale të listuar në ligj, ndërkaq vetë i pandehuri duhet të dëshmoj mënyrën se si  e ka përfituar këtë pasuri, dhe jo prokurori.

Gjithashtu, konfiskimi është zgjeruar jo vetëm për të pandehurin por edhe për palët e treta nëse nuk janë blerës bona fide i asaj pasurie, masë kjo për të pamundësuar transformimin e pasurisë së të pandehurit tek palët tjera me qëllim të fshehjes apo përdorimit për interes të të pandehurit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)