27 Prill 2024

Norvegjia e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur Kosovën

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme,  Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për përpjekjet që po bënë Qeveria e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimin e terrorizmit.

Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje raportet me shtetet e BE-së, në veçanti me Norvegjinë, për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se e çmoj angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)