26 Prill 2024

Një person në Rahovec sulmon nënën, prokuroria kërkon të paraburgoset

Gjakovë, 30 nëntor - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, në Gjykatën Themelore  në Gjakovë, kundër të pandehurit I.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte përdorur forcën duke e sulmuar nënën e tij J.J., në lokalin e saj. Me këtë ka kryer veprën penale, sulm nga neni 187.1 të KPRK-së.

I njëjti me datë e vend të njëjtë, me dashje ka dëmtuar pasurinë e nënës së tij, tani të dëmtuarën J.J.,e cila është edhe pronare në  atë lokal ku ka ndodhur rasti.

Ai kishte arritur të thyente xhamin e frigoriferit dhe të thyente karriget e lokalit .Me këtë ka kryer veprën penale, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit I.J.,ka kërkuar  masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)