07 Mars 2021

Ngrihet aktakuzë për shpëlarje të parave

Prishtinë, 18 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale B.T, Q.T, A.T dhe J.T,  shtetas të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale "Shpëlarja e parave",  nga neni 302 të KPRK-së dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë se paluajtshme, pronë e të pandehurve, e cila gjatë fazës se hetimeve ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00