26 Prill 2024

Nga Mali i Zi për në Kosovë ekstradohet Martin Nikulaj

Prishtinë, 23 dhjetor - Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, dje me 22 dhjetor 2010, me përkrahjen e Policisë së Kosovës, me sukses ka kryer ekstradimin nga Mali i Zi për në Kosovë, të shtetasit Martin Nikulaj (i njohur edhe si Skënder Berisha), i lindur më 15 shkurt 1950, në Pejë.

Martin Nikulaj ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale e Pejës, nën dyshimin për kryerje të veprës penale pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve, e parashikuar me nenin 214 të Kodit Penal te Kosovës dhe veprës penale vjedhje e rëndë, e parashikuar me nenin 253 të Kodit Penal të Kosovës.

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe aprovimit të saj nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Malit të Zi, me datë 22 dhjetor 2010, rreth orës 14:00, është bërë dorëzimi i z. Nikulaj, nga Policia e Mali të Zi, tek Policia e Kosovës, në pikën kufitar në Kullë të Pejës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)