26 Prill 2024

Në Kaçanik protestohet kundër vrasjeve dhe dhunës ndaj grave

Kaçanik, 27 gusht - Organizata Inject dhe shoqëria civile e Kaçanikut organizojnë sot një protestë me moton "BollMa" e cila ka për synim vetëdijësimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë.

Protestues takohen e parku i qytetit në Kaçanik duke vazhduar marshin ne bulevardin "Ismail Raka" per tu ndalur tek gjykata, policia dhe deri para komunes.

Protesta me moton "BollMa" ka për synim vetëdijësimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë.

Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.

Luljeta Aliu drejtoreshë e Organizates Inject ka thënë se edhe gratë kanë kanë kontribuar gjatë gjithë historisë së këtij vendi dhe vazhdojnë të përkrahin edhe protestat qytetare ndaj kapjes së sistemit të drejtësisë.

"Gratë morën pjesë edhe në protestën për Veting të Gjyqësorit në Prishtinë. Ne kontribuojmë çdoherë kur bëhet thirrje për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, dhe presim që edhe thirrjet tona të kuptohen si thirrje të qytetarëve."

"Fenomeni i dhunës ndaj grave në Kosovë është kaq i theksuar, sepse institucionet janë të korruptuara dhe neglizhente. Kërkesa jonë është e njejta. Prandaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të dalin në përkrahje të kërkesave tona dhe të vijnë në protestat e organizuara nga ne", ka theksuar Aliu.

Protestat sipas saj do të vazhdojnë deri sa të gjithë të kuptojnë se bëhet fjalë për kërkesa të qytetareve gra të Kosovës, që janë gjysma e popullatës, dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të respektohen!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)