26 Prill 2024

Në Gjilan sot ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan

Gjilan, 29 shtator - Sot në Komunën e Gjilanit në parkun e lagjes “Dardania”, do të ekspozohet makineria ushtarake e KFOR-it amerikan dhe të gjithë qytetarët e interesuar, mund t’a përcjellin këtë ekspozim dhe njëkohësisht do të informohen për punën dhe angazhimin që bënë ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe KFOR-i në përgjithësi.

Lidhur me këtë aktivitet që është i përbashkët në organizim, Komuna e Gjilanit tashmë ka marrë të gjitha masat për mbarvajtje më të mirë të mundshme dhe njëkohësisht fton qytetarët që të përcjellin këtë ngjarje të përbashkët, ku do të jetë edhe përfaqësues të lartë politik, institucional dhe ushtarak.

Këtë ditë me ekspozimin e makinerisë së tyre do të paraqiten edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në kënde të caktuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)