09 Mars 2021

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 42 aktakuza kundër 58 personave

Prishtinë, 17 nëntor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy aktakuza, kundër pesëdhjetetetë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së  paraburgimit  për katër persona  të  dyshuar, si dhe  ka  ngritur njëzetetre aktakuza  kundër njëzetetetë personave,për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy personave për 48 orë, ka bërë një kërkesë përcaktimin e arrestit shtëpiak për një person dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person të mitur për 24 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.

Prokuroria Themelore  në  Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza  kundër nëntë  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)