08 Maj 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 31 aktakuza kundër 33 personave

Prishtinë, 5 shkurt - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masë së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së paluajtshme”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur shtatë (7) aktakuza,  kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)