26 Prill 2024

Ndizen qirinj në nderim të policëve që vdiqën nga COVID-19

Prishtinë, 4 shtator - Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon so eventin e radhës në nderim te policëve te stafit civil që kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.

Gjatë këtij viti shoqata do të bëjë veprime falënderuese edhe ndaj përkrahësve tjerë të aktiviteteve e tyre zjarrfikëseve e personelit mjekësor.

Arsyeja e zhvillimit të aktiviteti, është falenderim për pjestarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

Arsye tjetër është se gjatë këtyre 16 viteve aktivitet të shoqatës "Miqtë e Amerikës", çdo herë e ka pas përkrahjen e parezervë që nga drejtori i Policisë e deri tek polici në trafik apo stafi civil.

Gjatë këtij aktivitet po ashtu do ketë rollapa me foto të policëve të vdekur e stafit civil dhe do ndezen qirinjë nga drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, kryetari i shoqatës "Miqtë e Amerikës" Agim Rexhepi e disa aktivistë.

Shoqata u ka berë thirrje aktivistët e qytetarëve që për shkak të Pandemisë mos të grumbullohen afër apo të  mos marrin pjesë në event, ngase ka marr leje nga institucionet relevante shtetërore që aktiviteti të zhvillohet me vetem pesë (5) persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)