26 Prill 2024

Ndahet nga jeta ish-Ministri i Jashtëm, Dr. Klaus Kinkel

Prishtinë, 6 mars - Më 4 mars 2019 në moshën 82-vjeçare u nda nga jeta ish-Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Dr. Klaus Kinkel.

Nga viti 1992 deri në vitin 1998 Klaus Kinkel ishte Ministër Federal i Punëve të Jashtme, mes viteve 1993 dhe 1998 edhe zëvendëskancelar dhe nga viti 1993 deri në vitin 1995 kryesoi Partinë Liberale Demokratike (FDP). Gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm Kinkel ka dhënë një kontribut shumë të madh që Gjermania e ribashkuar të zë vendin e saj në botë dhe të jetojë në paqe dhe respekt me fqinjët e saj.

Në deklaratën e tij dje në Berlin, Ministri i Jashtëm Heiko Maas për ndarjen nga jeta të paraardhësit të tij, Dr. Klaus Kinkel theksoi: “Shuarja e Klaus Kinkelit na lë me pikëllim të thellë. Ai ka lënë gjurmë në politikën e jashtme gjermane në kohëra ndryshimesh rrënjësore në mbarë botën, në të cilat Gjermania e ribashkuar dhe sovrane u përball me sfida të mëdha.”

Në Ambasadën Gjermane në Prishtinë sot, më 6 mars 2019 nga ora 14:00 deri në orën 16:00 dhe nesër nga ora 8:00 deri në orën 12:00 do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)