27 Prill 2024

MPB mban konferencë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar. 

Konferenca do të mbahet sot në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës, Salla P-38.   



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)