26 Prill 2024

MPAB apelon për parandalimin e zarrëvenies

Prishtinë, 10 prill - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) ka bërë apel tek popullata për parandalimin e zjarrëvenies.

"Të nderuar qytetarë, jemi duke hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore", apelon MPBAP.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, MPBAP ka apeluar që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.

MPBAP thekson se informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik emergjent – 112 te cilin mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:Njësinë  profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192 dhe Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

MPBAP thekson se zjarr vëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuar nga pakujdesia janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)