22 Shkurt 2020

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë

Prishtinë, 18 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Faruk Geci i cili po qendorn në Ankara të Turqisë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, ndërsa për palën turke, ka nënshkruar kryetari i Presidencës i Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, prof. Ismail Demir.

Kjo marrëveshje parasheh vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve sipas përmbajtjes së marrëveshjes së mëparshme të nënshkruar më 27 tetor 2011 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Forcës të Sigurisë së Kosovës (tani Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës) në lidhje me bashkëpunimin industrial të mbrojtjes të nënshkruar në Ankara.

Të dyja palët janë pajtuar që tani t’i zbatojnë objektivat e marrëveshjes në fushat vijuese të bashkëpunimit.

Bashkëpunimi duhet të jetësohet duke marrë parasysh interesin e përbashkët dhe nevojat e palëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)