26 Prill 2024

Ministri Selimi i gatshëm të përkrahë Dhomën e Posaçme

Prishtinë, 27 tetor  - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe U.d. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme, Ilmi Bajrami.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për bashkëpunimin, mbështetjen dhe mundësinë e krijimit të kushteve për zvogëlimin e numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

“ Pavarësisht sfidave që kanë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, aty është shtuar efikasiteti, mirëpo ende duhet shumë punë. Që të çlirohet kapitali për ekonominë e tregut të lirë, këta gjyqtarë duhet t’i përkrahim me staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj”, tha ministri Selimi.

Ministri Selimi shprehu gatishmërinë për krijimin e një fondi emergjent nga Qeveria e Kosovës, përmes së cilit do të krijoheshin mundësitë për zvogëlimin e lëndëve në këtë gjykatë duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.

“ Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.d. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami, u pajtuam që mbështetja më e madhe ndaj tyre mund t’i sjell shtetit, rreth 300 milionë euro, para të cilat po qëndrojnë të bllokuara”, theksoi ministri Selimi.

Ministri Selimi garantoi për mbështetjen e tij në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, sigurimin e pavarësisë së tyre, si edhe në rritjen e profesionalizmit dhe integritetit.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe U.D. gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme, Ilmi Bajrami shprehën gatishmërinë për punuar bashkërisht në zvogëlimin e lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)