26 Prill 2024

Ministri Sefaj e njoftoi Apostoloven për prioritet e MPB-së

Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Me këtë rast ministri Sefaj shprehu përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për avancimin e bashkëpunimit me Zyrën e BE-së, sa i përket sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën. 

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi znj. Apostolova për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vënë në pah se prioritet kryesor do të mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si një ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave.

Ndërsa përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Apostolova vuri në dukje se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

Ajo uroi ministrin Sefaj për detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe potencoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)