26 Prill 2024

Ministri Gashi: “Zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik”

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi sot në një takim me u.d. Drejtorin e Përgjigthshëm të Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha diskutuan rreth palnit veprues dhe parandalues të “Task Forcës” e cila parasheh përfshirjen, kooordinimin dhe bashërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontorrolli, akse rrugore , si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore.

Ministri Gashi në këtë takim tha se Policia e Kosovës duhet të intensifikojë shqiptimin e gjobave kundrejt shkelësve të rregullave të trafikut deri në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion, duke kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë më bashkëpunues me Policinë e Kosovës në këtë aspekt.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, dhe do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave në trafik”-tha ministri Gashi.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua rreth zbatimit të pa kompromis të rregullave të reja të trafikut rrugor, ku do të ndikojnë direkt në rritjen e sigurisë në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të cilat në vitin e fundit kanë qenë tejet alarmante.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua se aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një mobilizim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, nga të gjithë akterët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë.

Ndërsa, z. Rexha theksoi se numri i madh i aksidenteve në trafikun rrugor është bërë mjaft shqetësues tash e sa kohë. Ai tha se Policia e Kosovës do t’i zbatojë me rigorozitet masat që dalin nga Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ligji i ri i Trafikut Rrugor parasheh gjoba të ashpra, por të domosdoshme për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion.

Në fund të takimit u tha që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërrmarë të gjitha masat për zvogëlimin  e numrit të këtyre rasteve në trafik. Gjithashtu, MPB u bënë apel institucioneve relevante si Ministrisë së Infraktusturës dhe Komunave, që të ndërmarrin edhe hapa të tjerë me qëllim të minimizimit të aksidenteve në trafik siç janë përmirësimi i sinjalistikës rrugore dhe mirëmbajtja e  akseve rrugore ku rrezikshmëria për aksidente të mundshme është më e madhe.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)