26 Prill 2024

Ministri Gashi do të merr pjesë në tryezën për dhunën në familje në Gjakovë

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët: “Dhuna në Familje”, e cila do të mbahet në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Tryeza organizohet nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, përkrahur nga ICITAP, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale) dhe mbështetur nga MPB-Departamenti për Siguri Publike, Policia e Kosovës dhe akterët tjerë relevant.

Në këtë tryezë po ashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, znj. Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit të ICITAP-it, Bedri Cahani, Koordinator i EVSB Gjakovë dhe znj.Drita Perezic, Këshilltare e Lartë e ICITAP-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)