15 Dhjetor 2017

MD do të punësoj edhe 120 gardianë për vitin e ardhshëm

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Burgun e Sigurisë së Lartë, ku ka parë nga afër funksionimin, menaxhimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve.

Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur me punën në këtë qendër, dhe ka premtuar përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.

“Vërtetë mund të konstatojmë se Burgu i Sigurisë së Lartë në Republikën e Kosovës është shembull shumë i mirë i funksionimit, i respektimit të drejtave të burgosurve, dhe një shembull shumë i mirë i funksionimit të shërbimit korrektues në këtë qendër, të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe gjithë stafit."

"I përgëzoj për një përkushtim shumë të madh dhe efikas, pavarësisht problemeve që ballafaqohen në aspektin e kushteve të punës dhe çështjeve të sigurisë, këta arrijnë të bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe deri sot Republikës së Kosovës nuk i kanë shkaktuar asnjë problem, asnjë telashe, pavarësisht që ballafaqohen me probleme të rënda” tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit dhe të ministrit të Financave për të rritur sigurinë brenda burgjeve. Në këtë aspekt, puna e parë që do të bëhet është rritja e numrit të gardianëve .

“Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë në buxhet edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë. Kërkesa e Shërbimit Korrektues ka qenë diku rreth 80, mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Financave që të shtohen edhe për 40, kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të Shërbimit Korrektues dhe nuk do të kemi probleme” theksoi ministri Tahiri.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogaj është shprehur i bindur se përkrahja e ministrit do t’iu mundësoj përmbushjen e nevojave që ka ky institucion. 

“Ne e morëm një përkrahje shumë të fuqishme prej ministrit. Besoj që në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do t’ia arrijmë qëllimit edhe për staf edhe për pajisje të sigurisë, dhe për të gjitha nevojat që i ka ky institucion” tha Zogaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës shfaq premierën e mbyllur të filmit të shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi. (Cineplexx, salla nr. 5., ora 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)