26 Prill 2024

Mbahet konferenca për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 21 dhjetor - Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpulse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizojnë konferencën mbi fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë.

Kjo ngjarje synon të zhvillojë diskutime mbi çështjet kyçe të integritetit për Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në rritjen e integritetit policor në Kosovë.

 Kjo konferencë  është pjesë e projektit "Pulsi i Ballkanit Perëndimor për Integritet dhe Besim në Polici". Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit "Civil Society Facility".

Pikëpamjet e shprehura në projekt janë ekskluzivisht ato të QKSS dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.:

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)