27 Prill 2024

Lirohen nga akuzat “Grupi i Dobrosinit”

Gjilan, 6 dhjetor - Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall sot Aktgjykim Lirues për të gjithë të akuzuarit të njohur ndryshe edhe si “Grupi i Dobrosinit”.

Të akuzuarit V. J., S. J., G. L., G. Xh., Q. R., M. A., S. S., E. M. dhe A. Z.. ngarkoheshin me veprat penale: kryerja e veprës terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe armbajtje pa leje.

Pas shqyrtimit të provave dhe shkresave të lëndës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkoheshin.

Ndryshe, Prokuroria e EULEX-it, ngarkonte të akuzuarit për sulm me armë automatike ndaj një pike kontrolli të policisë serbe në territorin e tyre, gjatë vitit 2012.

Të akuzuarit ishin shpallur fajtor nga trup gjykues i EULEX-it, mirëpo Gjykata Supreme e Kosovës, e kishte kthyer lëndën ne rigjykim, duke konstatuar se ka pasur shkelje gjatë procesit gjyqësor. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit të sotëm në Gjykatën e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)