26 Prill 2024

Largohet nga puna zyrtari korrektues pasi nuk ka respektuar masat e qeverisë

Prishtinë, 14 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht nga puna zyrtarin korrektues, H. V.

I njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook  video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00), masa këto të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë për qellim ndalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19.

Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)