27 Tetor 2020

Kryeprokuroria dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 23 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK III), ka mbështetur dhe organizuar, nënshkrimin e marrëveshjes së bashëpunimit midis Zyrës së Kryeprokurorit dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër.  

Ky partneritet do të ofrojë ekspertizë ligjore ndërkombëtare për prokurorët e Kosovës, për të zbuluar dhe parandaluar rastet e korrupsionit dhe të krimit financiar, duke ndihmuar në gjurmimin e aseteve të vjedhura dhe kthimin e tyre në Kosovë. Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Gretta Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni virtuale.

Me këtë rast Z. Lumezi theksoi: “Angazhimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje në avancimin e sistemit prokurorial u pa si një hap i domosdoshëm, duke marrë parasysh arritjet e Institutit të Bazelit në vendet e tjera, në rritjen e pasurive të rikuperuara, të marra në mënyrë të paligjshme, në vendin e origjinës ”.

Në deklaratën e saj, Znj. Fenner, Drejtoreshë Menaxhuese e Institutit të Bazelit për Qeverisje vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit në të ardhmen: “Rikuperimi i aseteve është një proces kompleks që kërkon kohë, megjithatë efekti është i shkëlqyer dhe i shumëfishtë - jo vetëm që mundëson rimarrjen e aseteve por gjithashtu pengon korrupsionin, zvogëlon pandëshkueshmërinë dhe rrit besimin e publikut”.

“Në këtë kohë krize globale sa shëndetësore, po aq dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, është më se e domosdoshme që burimet të shpenzohen në të mirë të shoqërisë. Ne jemi të lumtur që kemi që patëm mundësi të organizojmë këtë marrëveshje shumë të rëndësishme ”, tha Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP.

Partneri i UNDP-së, Instituti i Bazelit është lider botëror në mbështetjen e autoriteteve hetimore që gjurmojnë asetet e fshehura brenda dhe jashtë vendit.

UNDP-ja vazhdon të punojë bashkërisht me partnerë në ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe llogaridhënëse, si dhe të sigurojë që fondet e vjedhura përmes aktiviteteve korruptive, tu kthehen qytetarëve. Kjo marrëveshje është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, dhe SIDA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)