26 Prill 2024

Kosova është angazhuar në luftën globale kundër terrorizmit

 Prishtinë, 11 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit për implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Terrorizmit, ku është bërë raportimi i aktiviteteve të implementuara në kuadër të Strategjisë.

Takimin e hapi ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili pasi falënderoi anëtarët e grupit për punën, bëri një përmbledhje të punës së institucioneve në angazhimet konkrete për luftimin e kësaj dukurie globale, ku ka qenë e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Ministri  Mustafa vuri në dukje angazhimin që ka pasur shteti i Kosovës në kuadër të luftës globale kundër terrorizimit, sidomos në parandalimin e qytetarëve të Kosovës që të bashkëngjiten luftërave të huaja.

Në kuadër të angazhimeve aktuale, ministri Mustafa theksoi angazhimin sa i përket kthimit të qytetarëve të Kosovës nga lufta në Siri, ku tha se janë duke u përfshirë përmes programeve në ri-pranimin e këtyre qytetarëve dhe risocializimin e tyre në shoqërinë tonë.

Në këtë takim u raportuan të gjitha aktivitet që janë realizuar në kuadër të planit të veprimit të kësaj strategjie dhe për pjesët tjera ku ka pasur vështirësi në implementim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)