05 Mars 2021

Kosova e gatshme të japë kontributin në ruajtjen e paqes

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ishte pjesëmarrës i takimit „Bashkëpunimi Mbrojtës i Evropës Qendrore“, që u mbajt sot në Slloveni, përmes video komunikimit. Pjesëmarrja e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në këtë takim, ishte një mundësi e mirë për të shprehë qëndrimet dhe objektivat e Kosovës, në fushën e bashkëpunimit dhe sigurisë me vendet  evropiane,  si dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin në fushën e sigurisë, në nivelin regjional, evropianë dhe global.

Duke trajtuar çështjen e pandemisë COVID-19, dhe pasojave që ka lanë ajo tek qytetarët e shteteve evropiane, si dhe sfidat që i ka nxjerrë përballë qeverive të këtyre shteteve në menaxhimin e kësaj gjendje, ministri Quni, u shpreh: „Mësimi më i rëndësishëm që duhet të mësojmë jo vetëm nga kjo pandemi, por edhe nga sfidat tjera, të tilla, si; emigracioni i paligjshëm masiv, luftëtarëve terroristë ndërkombëtarë, nuk kanë kufij gjeografikë, politikë ose administrativë. Prandaj, si përgjigjja ndaj tyre, ashtu edhe bashkëpunimi duhet të jenë pa kufij. Sfida si këto janë domethënëse, dhe duhet të adresohen në mënyrë kolektive“.

Duke folur për aspiratat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, për të qenë pjesë e integruar e botës Euro-Atlantike, më tej, ministri Quni, deklaroi se Qëllimi dhe objektivi ynë strategjik është që sa më parë  të bëhemi pjesë e iniciativave të ndryshme rajonale, si një anëtare e plotë.

„Ky është një parakusht dhe është në përputhje me aspiratat tona për t'u integruar në proceset Euro-Atlantike dhe unë mund t'iu siguroj që të gjithë krahët politikë në Kosovë, janë të orientuar absolutisht drejt integrimit Euro-Atlantik, dhe ne, po punojmë në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për ta arritur atë”.                                                                       

Po ashtu, ministri Quni shprehu gatishmërinë që Kosova të japë kontributin e vet edhe përmes angazhimeve konkrete në ruajtjen e paqes, krah për krah shteteve të aleancës Veri Atlantike, në të mirë të paqes së përgjithshme.

„Është një fakt i njohur, që për momentin Kosova është një konsumator i sigurisë, i siguruar nga angazhimi operativ CSDP (Siguria e Përbashkët dhe Politika e Mbrojtjes) përmes EULEX-it, dhe operacionet e NATO-s / KFOR-it, dhe unë mund të konfirmojë gatishmërinë e qeverisë sonë për të bashkëpunuar me ta. Por ne nuk duam të mbetemi vetëm konsumator“.

Në fjalën e tij, ministri Quni një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe gatishmërisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë me shtetet evropiane, me institucionet evropiane të sigurisë për të dhënë kontributin edhe Kosova si shtet.

„Unë do të doja ta përdor këtë forum për të shprehur dëshirën tonë për të kontribuar në misionet ndërkombëtare dhe operacionet e drejtuara nga BE-ja. Dhe ne, si qeveri do të ndërmarrim hapat e nevojshëm përpara për të arritur këtë qëllim”.                      

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri Quni theksoi rëndësinë e ndihmës dhe përkrahjes nga vendet evropiane për të realizuar këto qëndrime dhe objektiva, që do të ishin jo vetëm në të mirë të sigurisë së Kosovës, vet Evropës dhe sigurisë së përgjithshme.

„Si përfundim, unë do të doja të ritheksoj se Kosova e konsideron këtë forum si një platformë të vlefshme për rritjen e partneriteteve dhe nxitjen e procesit të integrimit Euro-Atlantik, dhe unë do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për të kërkuar mbështetjen tuaj për Republikën e Kosovës“. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021  - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)