10 Gusht 2020

Kosova drejt një gjyqësori më transparent dhe të qasshëm

Prishtinë, 8 korrik - Duke filluar nga sot, kalkulatori e taksave gjyqësore dhe të gjobave penale do të jenë online në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Kalkulatorët inovativë dhe me përdorim të lehtë, u japin qytetarëve të Kosovës mundësinë që nga rehati i shtëpisë t’i vlerësojnë kostot e taksave gjyqësore dhe të gjobave penale.

Me mbështetjen e USAID-it, përmes Programit për Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë, Zyrës së Departamentit të Drejtësisë të SHBA për Zhvillim Prokurorial të Jashtëm (OPDAT) dhe Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), këto përpjekje e bëjnë gjyqësorin e Kosovës më të qasshëm për qytetarët e vet.

Kalkulatori i taksës gjyqësore, i zhvilluar nga USAID-i u ndihmon qytetarëve që t'i parashikojnë tarifat për lëndët civile me vetëm disa klikime, duke e eliminuar nevojën për t'u mbështetur tek avokati për të përcaktuar shpenzimet.

Kalkulatori i gjobave penale i sponsoruar nga INL dhe OPDAT shërben edhe si mjet ndihmës për përcaktuar gjobat penale dhe u lejon qytetarëve të kuptojnë metodologjinë që përdorin gjyqtarët për shqiptimin e tyre.

Kjo bazohet në Udhëzuesin e Gjykatës Supreme të miratuar së fundmi dhe në dispozitat e Kodit Penal. 

Lansimi i kalkulatorëve është pjesë e një varg veçorish në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të zhvilluara nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë për të rritur transparencën gjyqësore dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi.

Veçoritë e tjera të uebfaqes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës përfshijnë databazën e aktgjykimeve të gjykatave, mundësinë për të paraqitur ankesa disiplinore kundër gjyqtarëve, dhe pasqyrën e performancës së gjyqësorit.

Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë është një aktivitet pesë-vjeçar për sundimin e ligjit që përqendrohet në promovimin e një sistemi gjyqësor që respekton standardet e larta të pavarësisë, paanshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .