20 Shkurt 2020

Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Rahovec, 19 dhjetor - Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka nënshkruar Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve dhe mjeteve piroteknike.

Duke u bazuar në nenit 13 dhe nenin 58 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Republikës së Kosovës  Nr. 03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008), kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Nr. 7272/19 të datës 16.02.2019 dhe nenit 74 dhe nenit 92 paragrafi 1 dhe 4 i Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, i datës: 29.03.2017, Kryetari i Komunës, lëshon këtë:                                                                                                                                                     

U R D H Ë R E S Ë

Për ndalimin e përdorimit të produkteve (mjeteve) piroteknike                                                                      

1. Ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i produkteve (mjeteve) piroteknike gjatë festave të fundvitit në vendet e hapura publike, përkatësisht në zonat e banuara, sheshe, rrugë, etj.

2. Ndalesa sipas pikes 1 të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej datës 19 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 prej orës 23:30 deri në ora 00:30 e datës 01 janar 2020.

3. Personat të cilat bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë në shumën prej 100 euro (njëqind euro).

4. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit.

5. Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani marrin pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”. (Miniera e Trepçës në Stantërg, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite rekomandim për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. . (Objekti i KQZ-së, ora 15:30)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)