26 Prill 2024

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Prishtinë, 26 dhjetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. 

Kjo ndalesë sipas urdhëresës vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018.

Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)