25 Maj 2019

KOMF adreson avancimin e ofrimit të shërbimeve cilësore sociale

Prishtinë, 16 nëntor - Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale.

Konferenca do të adresojë avancimin e ofrimit të shërbimeve cilësore sociale, duke përfshirë fuqizimin e një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat, integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore, zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimin e formave të mbrojtjes, llogaridhënien dhe financimin e shërbimeve sociale.

Konkretisht, kjo tryezë do të adresojë rekomandimet për avancimin e shërbimeve sociale nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0 si dhe do synojë mobilizimin dhe mbështetjen e akterëve relevantë rreth përcaktimit të veprimeve drejt përmbushjes së tyre.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë përfaqësues të institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal, përfaqësues të agjencive ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)