26 Prill 2024

Kolona të gjata në Merdare

Prishtinë, 5 janar - Edhe sot në pikëkalimin kufitar të Mërdarës po vazhdojnë kolonat e gjata të veturave.

Numri i madh i mërgimtarëve që pas festive të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku ata jetojnë, po shkakton kaos të madh në kufi me Serbinë, shkruan Indeksonline.

Kjo shihet edhe në një video dhe disa foto që lexues të Indeksonline kanë dërguar në redaksi, ku shihet kolona e gjatë me  vetura që nuk lëviz pothuajse fare.

Këtë gjendje e konfirmon edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), sipas së cilës, pritjet në Merdarë janë 90 minuta për të dal nga territori i Kosovës, apo 1 orë e gjysmë.

Pikë tjetër e ngarkuar mbetet edhe ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin gjatë për të kaluar kufirin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)