09 Korrik 2020

KMDLNJ dhe IPK rikonfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm

Prishtinë, 19 shtator - Përfaqësues të Këshillit  për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) u takuan sot me Kryeshefen Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës, znj. Miradije Kelmendi. 

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin shumëvjeçar e që ka rezultuar shumë i suksesshëm midis KMDLNj-së dhe IPK-së.

Të dy palët shprehën gatishmërinë dhe vullnetin të vayhdojnë bashkëpunimin duke vënë në pah benefitet që ka sjellur ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, u diskutua edhe mbi gjendjen e përgjithshme, për kushtet e punës, lokacionin por edhe kategorizimin në ligjin e pagave të punonjësve në IPK.

KMDLNj, edhe më parë ka reaguar duke theksuar se lokacioni ku është vendosur IPK është i papërshtatshëm për faktin se nuk është lehtë i qasshëm për qytetarët e rajonit të Prishtinës, ndonëse IPK ka edhe disa zyra rajonale e që së shpejti do të hapet një e tillë edhe në qytetin e Pejës, e cila e lehtëson punën edhe të IPK-së por edhe për qytetarët që mund të paraqesin ankesat e tyre.

U diskutua edhe për angazhimin që ka IPK por edhe për rastet specifike që ka zhvilluar dhe atyre që janë në procedurë e sipër.

Në takim u cekën edhe një numër i rasteve të cilat janë inicuar nga KMDLNj e që janë trajtuar nga IPK, të cilët falenderuan KMDLNj për ndihmën e dhënë në të gjitha rastet.

KMDLNj inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës që të gjithë ata që kanë ankesa sa i përket policëve të Policisë së Kosovës ta përcjellin ose në KMDLNj ose direkt në IPK për të cilat gjithmonë do të ketë hetim adekuat dhe të gjitha palët do të marrin përgjigje për rastin e adresuar.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)