26 Prill 2024

KFOR-i me zëvendës komandant të ri

Prishtinë, 31 gusht - Sot, Komandanti i KFOR-it Lejtnat Gjenerali Markus Bentler (Gjermani) ia dorëzoi detyrat e zëvendëskomandantit të KFOR-it nga Gjeneral Major Antonio Satta tek Gjeneral Brigade Marco António Mendes Paulino Serronha.

Gjatë ceremonisë ushtarake Komandanti i KFOR-it e nderoi zëvendësin e tij Gjeneral Majorin Satta me medalen e NATOs për shërbim në KFOR.

Dorëzimi do të hyjë në fuqi pas ceremonisë së ndërrimit të Komandës me 1 Shtator kur Gjeneral Major Satta do të komandojë  trupat e KFOR-it për herë të fundit.

Gjeneral Major Antonio Satta mori detyrën si Zëvendës Komandant i Forcave të Kosovës me 11 Gusht 2009. Ai shërbeu për më shumë se një vit si i dyti në komandën e forcave paqëruajtëse të NATOs të përbërë nga mijëra ushtarë nga  32 vende kontribuese me trupa.

Gjeneral Major Satta ka eksperiencë të gjatë në ruajtjen e paqes duke filluar nga Lindja e Mesme deri te scenariot e Afrikës, Irakut dhe Afganistanit, përgjatë një spektri  20 vjecar dhe ai poashtu i ka kontribuuar  cështjes së paqes ne Kosovë më 1999/2000 si Komanant i Regjimentit Italian te parashutistëve, përgjegjës  për rajonin e Pejës. GM Satta pa dyshim ka kontribuuar suksesit  te misionit të KFOR-it në mënyrë të shkëlqyeshme.

Pasardhësi i tij Gjeneral Brigade Marco António Mendes Paulino Serronha, ka lindur në Alcácer do Sal, Portugal, ne vitin 1960. Ai ka shërbyer si officer i këmbësorisë në vitin 1983. Gjatë karierës së tij ai ka shërbyer në njësi të ndryshme të ushtrisë dhe ka kryer shumë kurse. Para se të nominohej për Zëvendës Komandant i KFOR-it, Serronha  ishte mësuses në  Kollegjin ushtrak Portugez të Luftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)