26 Prill 2024

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për dhunim

Gjilan, 18 prill - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i dyshuari E.H., më 13 prill 2020, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që duke shfryrëzuar pozitën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, më 19 prill 2020, para gjyqtarit të procedurës penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)