27 Prill 2024

Kapen 17 kg marihuanë në Vermicë

Prizren, 29 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët e doganës kanë kapur rreth 17 kilogram të substancave narkotike të llojit marihuanë gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Adriatik Stavileci Zyra për media në dogana  ka thënë së gjatë Kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Shqipërisë dhe e cila drejtohej nga dy shtetas Shqiptar.

Gjatë kontrollit të ushtruar të veturës sipas tij është dyshuar në ekzistimin e dyshemesë së dyfishtë e cila mund të ishte e punuar enkas për fshehje të mallit.

"Pas hapjes së shtresës metalike tek këmbët e ulëseve të karrikave të pasme janë gjetur edhe sasia e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë."

"Pas zbulimit është bërë ndalimi i personave në bashkëpunim me policinë ku edhe rasti së bashku me lëndën narkotike është përcjell tek policia e Kosovës  për hetime te mëtutjeshme", ka theksaur Stavileci.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)